’Sot ështe e shtunë, për mua dhe për ty’

’Sot ështe e shtunë, për mua dhe për ty’

Poezi nga Faik Konica lSot është e shtunëPër mua dhe për tyPër të gjithë.Për të gjithë ataQë patën diçka në tokë.Sot është e shtunëEdhe për ata që janë mërziturPër ata që nuk dinë të jetojnë.Është e shtunë edhe për ataQë nuk janë më.Sot është e shtunëPër kuajt që tërheqin karrocat në errësirëPër lodrat që u luajtënDhe për vendet bosh në sallat e lavdisë.Sot është e shtunëEdhe për ata që nuk e dinë këtë gjëQë vuajnë e s’janë të lumtur.Vetëm sot është e shtunë,E dëgjova në rrugëNë derën e spitalit.Sot është e shtunëEdhe sikur askush të mos e kujtojë…Jo vetëm sepse unë sot jam mërzitur,Por për madhështinë e një diteQë veshi mbi vete pelerinën e vjetër të botës.Është e shtunëSepse nuk ekziston asnjë ditë tjetërSi kjo...