Sot do të dëshmonte për vrasjen e Martin Canit – Mario Përlleshaj nuk paraqitet në gjyq, shtyhet seanca

Sot do të dëshmonte për vrasjen e Martin Canit – Mario Përlleshaj nuk paraqitet në gjyq, shtyhet seanca

Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën gjyqësore për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Canit. Këtë të mërkurë ishte planifikuar të mbahej procesi ndaj të miturit, Mario Perlleshaj, pasi do të pyetej dhe do të fliste për ngjarjen tragjike. Por 14-vjeçari nën akuzë për vrasjen e Martinit nuk ishte paraqitur. Seanca u shty për në datën 3 korrik për të njoftuar sërish të akuzuarin.
Burimi: Syri.net