Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sot afati i fundit për bizneset për të liruar akset rrugore, mesazhi i Ramës dhe Ballukut
Nga sot, 31 korriku 2025, hyn në fuqi afati përfundimtar i dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme përgjatë akseve kombëtare. Ministrja Belinda Balluku ka paralajmëruar se subjektet që nuk kanë zbatuar urdhrin do të përballen me masa penalizuese. Ajo tha një ditë më parë se reforma për rikthimin eligjshmërisë në territor, e cila përfshin edhe lirimin e hapësirave publike, parashikon ndërhyrje të njëpasnjëshme në të gjithë vendin, nga veriu në jug. Një vëmendje e veçantë po i kushtohet varrezave të automjeteve që ndodhen më pak se 1 kilometër nga...