Sonte përmbyllet edicioni jubilar i “Skupi Festival”

Sonte përmbyllet edicioni jubilar i “Skupi Festival”

Me shfaqjen “Ata nuk janë më”, sonte në Teatrin Shqiptar në Shkup përmbyllet edicioni i 20-të jubilar i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skupi Festival”. Shfaqja trajton pasojat e gjenocidit të Srebrenicës përmes historisë së Sadikës, një gruaje të mbijetuar që jeton e vetme në një shtëpi përkujdesjeje në Holandë. Kujtimet për njerëzit që ka humbur sjellin një rrëfim për dhimbjen dhe frikën e harresës. Teksti është i Doruntina Bashës, ndërsa regjinë e ka realizuar Andrej Nosov. Në rolet kryesore interpretojnë Mirjana Karanoviq, Svetozar Cvetkoviq dhe Alban Ukaj. Shfaqjet pjesëmarrëse vlerësohen nga juria profesionale në përbërje të Merita Çoçolit, Vesna Kusleskës dhe Anisa Ismailit. Juria do të përcaktojë fituesit e tri çmimeve të festivalit, ndër të cilat çmimi për shfaqjen më të mirë dhe çmimi “Luran...