Sonte në Prizren nis DokuFest 2025

Sonte në Prizren nis DokuFest 2025

Sonte, në Prizren nis Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “DokuFest”, i cili do të zhvillohet deri më 9 gusht 2025 në disa lokacione të qytetit, shkruan KultPlus. Edicioni i 24-të i festivalit vjen me temën Lakmi, Pafund Çmendi, Boshllëk, një deklarim i gjendjes shpirtërore dhe politike përmes të cilës reflektohet klima kohore e dominuar nga lufta të vazhdueshme, apatia dhe boshllëku emocional. Kjo temë nuk është koncept, por një tog fjalësh që pasqyrojnë pafuqinë për të reaguar ndaj padrejtësive dhe për të ruajtur shpresën në një botë të mpirë nga dhuna dhe konsumimi vizual i saj. Përmes filmave,...