Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘Sonte kam dal me shëtit nëpër syt’e tu’
Poezi nga Azem Shkreli Kangë rruge Sonte kam dal me shëtit nëpër syt’ e tu,gjethet e stinët me i përtri-vetëm edhe sonte E nëse kam me humbë në rrugicën e vetullave harkue-mos i fik dritat e shikimeve shituese, se fikënyjt e gëzimeve të kësaj nate. Sonte kam dal me shëtit nëpër syt’e tu,fushat e dëshirave gjelbëroshe me i gjesditë tanë natën-vetëm edhe sonte E nëse ke me kalue bulevardeve të krahnorit tim-mos ik, se kam me t’zanëlangojt e harbuem t’gjakimit! në flakën e tyne me ndezë edhe një fije shprese-vetëm edhe sonte!Sonte kam dal me shëtit nëpër syt’ e tu./KultPlus.com