Sondazhi, vlerësimet për udhëheqësit shqiptarë/ Leka: Berisha i katërti, tregon se nuk është lider i preferuar për shqiptarët

Sondazhi, vlerësimet për udhëheqësit shqiptarë/ Leka: Berisha i katërti, tregon se nuk është lider i preferuar për shqiptarët

Gazetari Martin Leka theksoi renditja e Sali Berishës si liderin e katërt më të pëlqyer, duke e renditur pas Edi Ramës, Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj. Ai theksoi se kjo tregon se Berisha nuk është lider i preferuar nga shqiptarët. “Sali Berisha përtej gjithçkaje, gjithë gjenezës që ka pasur pas riardhjes në krye të PD, tregon se ai nuk është lider i preferuar për shqiptarët dhe fakti që del në vendin e katërt është sondazhi më i mirë në të gjitha sondazhet që kemi pasur deri më tani.  Unë marr këtë sondazh si më të mirin sipas meje”, tha ai.
Burimi: Javanews.al