Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
SONDAZHI: 62% e qytetarëve kundër Kodit të ri Penal. Votuesit e PS, më të dyzuarit
Nga Eduard Zaloshnja Në një sondazh që zhvillova në fundjavë, duke e shpërndarë linkun e pyetësorit me 2000 SMS krejt të rastesishme në të gjithë territorin e vendit, pyetja kryesore ishte: “Nga sa keni dëgjuar e lexuar mbi ndryshimet në Kodin Penal, a jeni pro apo kundër tyre?” Plot 62% ishin kundër dhe vetëm 27.8% ishin pro (10.2% ishin të dyzuar). Ndër të anketuarit që ishin kundër, mbizotëronin ata që kishin votuar për partitë e ndryshme opozitare dhe mosvotuesit. Por kishte edhe shumë që kishin votuar për PS-në. Ndërsa të anketuarit që ishin pro kishin votuar pothuaj të gjithë për PS-në më 11 maj. Ndër të dyzuarit, mbizotëronin votuesit socialistë, por kishte edhe të tjerë. Ky sondazh tregon se reagimi i fortë i institucioneve juridike...