Sondazhet në Serbi, partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika!
Lëvizja studentore që për gati dy vite ka udhëhequr protestat masive kundër qeverisjes së Aleksandar Vuçiçit po hyn tashmë në garën elektorale, duke paraqitur një listë të gjerë me 250 kandidatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit. Lista, e drejtuar nga kardiologu dhe profesori universitar Ilija Srdanović, përfshin kryesisht akademikë, profesionistë, aktorë dhe figura publike, duke shmangur emrat tradicionalë të politikës. Disa sondazhe të publikuara gjatë muajve të fundit e nxjerrin listën studentore përpara partisë së Vuçiçit, SNS-së, megjithëse rezultatet ndryshojnë ndjeshëm nga një institut te tjetri. Një sondazh i CRTA-s dhe Stanford Democracy Action Lab e vendoste listën studentore në 44.9%, kundrejt 35.7% për SNS-në mes votuesve të vendosur. Një tjetër model i BIRODI-t e nxirrte listën studentore në 48.5%, ndërsa SNS-në në...
Burimi:
javanews.al