Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sonda “Tianwen-2” dërgon pamje të Tokës dhe Hënës
Sonda kineze e asteroidëve “Tianwen-2” ka marrë pamje të Tokës dhe Hënës, të cilat Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës (CNSA) i publikoi të martën. Sipas CNSA-së, sensori i lundrimit me fushë të ngushtë shikimi në këtë sondë ka kapur kohët e fundit imazhe të Tokës dhe Hënës, duke treguar një funksionim të mirë.Imazhet e publikuara përfshijnë një fotografi të Tokës të marrë nga “Tianwen-2” kur ishte përafërsisht 590 mijë kilometra larg planetit, si edhe një fotografi të re të Hënës të bërë kur sonda ishte rreth së njëjtës largësi nga Hëna. Pasi pamjet u dërguan në Tokë, ato u përpunuan...