Socialistët i kthejnë shpinën Ramës? Nuk mbështesin kërkesën për përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës?
Kërkesa e Edi Ramës për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste nuk duket se është mbështetur nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka konfirmuar se të dy vijojnë të jenë anëtarë të partisë. Gjatë mbledhjes në Gjirin e Lalëzit, e zhvilluar pjesërisht me dyer të mbyllura dhe pjesërisht e hapur për mediat, mësohet se kundër përjashtimeve janë shprehur edhe figura të vjetra të socialistëve. Mes tyre ishte deputeti Fatmir Xhafaj, i cili propozoi marrjen e masave ndaj Spiropalit dhe Ndrecës, por jo largimin e tyre nga partia. Ndërkohë, Asambleja ka sjellë ndryshime në organizimin politik të Partisë Socialiste në Tiranë. Sipas Blendi Klosit, Erion Veliaj dhe Taulant Balla janë larguar nga drejtimi i strukturave përkatëse,...
Burimi:
ntv.al