Sneijder: U largova nga Real por fitova gjithçka me Interi, do të doja të isha stërvitur nga Ancelotti
Wesley Sneijder, ish-mesfushori sulmues holandez, foli hapur në një intervistë të gjatë dhe të sinqertë, duke rikujtuar momentet më ikonike të karrierës së tij të jashtëzakonshme futbollistike dhe duke zbuluar anekdota të pathëna më parë nga e kaluara e tij. Një temë kyçe e intervistës ishte kalimi i tij nga Real Madrid tek Inter, një moment vendimtar për holandezin. Sneijder pranoi hapur se, ndonëse kishin ndodhur disa gjëra të pakëndshme në jetën e tij private gjatë qëndrimit në Spanjë, transferimi rezultoi thelbësor. “Pas dy vitesh te Real Madrid, shkova tek Inter dhe fitova gjithçka atje; gjërat ndodhin për një arsye“, tha Sneijder, që ruan një kujtim të pashlyeshëm për José Mourinho, të cilin e konsideron një figurë jashtëzakonisht të rëndësishme. Ai vlerësoi mentalitetin e trajnerit...
Burimi:
telesport.al