Sllovenia drejt referendumit për qëndrimin apo jo në NATO, presidentja Musar apelon për përgjegjshmëri

Sllovenia drejt referendumit për qëndrimin apo jo në NATO, presidentja Musar apelon për përgjegjshmëri

Presidentja sllovene Natasha Pirc Musar u ka bërë thirrje palëve politike të tregohen të përgjegjshme pas vendimit të parlamentit për ta hedhur në referendum çështjen e rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen dhe daljen nga NATO-ja. Të premten deputetët mbështetën idenë e një referendumi këshillues për sa i përket rritjes së buxhetit të mbrojtjes sipas kritereve të aleancës ushtarake pas samitit të 24 qershorit, ku u vendos që pjesëtarët e NATO-s të parashikojnë të paktën 5 për qind të buxhetit të tyre për qëllime ushtarake deri në vitin 2035. Nisma për referendumin u hodh nga Partia e Majtë, e cila është...
Burimi: Javanews.al