Skulptura shqiptare, ekspozitë me vepra nga fondi i Galerisë së Arteve në Lezhë

Skulptura shqiptare, ekspozitë me vepra nga fondi i Galerisë së Arteve në Lezhë

Në ambientet e Galerisë së Arteve në Lezhë, pranë Pallatit të Kulturës “Ded Ndue Lazri”, është hapur një ekspozitë që sjell në vëmendje dymbëdhjetë skulptura nga autorë të ndryshëm shqiptarë. Punimet janë përzgjedhur nga fondi i galerisë, duke u ofruar vizitorëve një pasqyrë të gjerë dhe përfaqësuese të artit tridimensional vendas. Veprat e ekspozuara përfaqësojnë stile dhe teknika të ndryshme, që nga realizmi klasik e deri te tendencat më moderne të shprehjes artistike. Përgjegjësi i Galerisë së Arteve, Ymer Metaliaj, e konsideron këtë ekspozitë pjesë të një kalendari promovues të krijuar enkas për sezonin turistik. Ai thekson rëndësinë e veprave...