Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skuadra kuqezi “plotësohet” dhe nis përgatitjet për Serbinë/ Kombëtarja zbret në fushë ‘më e fortë se kurrë’
👁4157
Prej disa ditësh, një pjesë e futbollistëve kanë qenë të grumbulluar në Durrës, ku kanë zhvilluar seanca stërvitore të përqendruara dhe madje edhe një ndeshje miqësore. Grumbullimi i Kombëtares shqiptare për ndeshjet e muajit qershor nis sot zyrtarisht në Tiranë, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Ndërkohë, sot pritet të kompletohet një pjesë e rëndësishme e grupit. Me ekipin do të bashkohen mesfushori Qazim Laçi, mbrojtësi i majtë Mario Mitaj, sulmuesi Myrto Uzuni dhe lideri i prapavijës, Berat Gjimshiti. Po ashtu edhe Ernest Muçi me Arlind Ajetin. Lojtarët në fjalë kanë përfunduar angazhimet me klubet respektive dhe do t’u bashkohen...