Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në një duel dramatikë në Korçë!
Një ndeshje me ritëm, raste, VAR, karton të kuq dhe emocione deri në sekondat e fundit. Skënderbeu dhe Tirana ndanë nga një pikë në Korçë, pas barazimit 1-1 në javën e katërt të “Abissnet Superiore”. Tirana në minutën e 18-të gjeti avantazhin. Bardheblutë ndërtuan një aksion të shpejtë, i cili u finalizua nga Ndong, duke i dhënë skuadrës kryeqytetase epërsinë 0-1. Skënderbeu u përpoq të reagonte, por pa mundur të gjente rrugën drejt golit para pushimit. Kështu, 45 minutat e para u mbyllën me Tiranën në avantazh. Në pjesën e dytë, historia ndryshoi. Korçarët u rikthyen në fushë shumë më agresivë dhe që në minutën e 47-të dhanë sinjalin e parë serioz, me një goditje dënimi që kaloi pranë kuadratit. Presioni i vendasve u rrit...
Burimi:
kohajone.com