“Skenarët me zjarre për Paketën e Maleve janë përralla”- Kryebashkiaku i Himarës, Tavo: S’mund të shprehem pa hetime nëse ishte i qëllimshëm
Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, hodhi poshtë pretendimet dhe zërat se zjarret vendosen për shkak të Paketës së Maleve dhe ndërtimeve. Shkaqet e zjarrit të përmasave të mëdha që përfshiu Himarën në fundjavë mbeten ende për t’u përcaktuar dhe sipas tij pa u bërë hetimet nuk mund të thotë nëse ishte i qëllimshëm. Në një intervistë sot për “News 24” ai tha se “përgjegjësia për zbardhjen e rrethanave i takon Policisë dhe Prokurorisë”. I pyetur nëse zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, Tavo u shpreh i rezervuar: “Kjo është çështje që merret policia dhe prokuroria. Nuk kemi një raport përfundimtar dhe nuk mund të shprehem pa pasur një hetim për këtë rast.” Ai tha se nuk ka dijeni për ndonjë indicie që zjarri të...
Burimi:
javanews.al