“Duhet të jem më i qetë në zonë”, Laçi shuan kureshtjen për rastin e humbur: Ishte pasim për Dakun
Shqipëria ka fituar me shifrat 2-0 kundër Finlandës. Ernest Muçi dhe Manaj tundën rrjetën për të siguruar 3 pikët për kuqezinjtë. Pas përfundimit të lojës, trajneri dhe lojtarët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”-it. Laçi: “Kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë. Ndonjëherë në zonë duhet të jem më i qetë. Mund të kisha bërë gola? Jam dakort, atë po mendoj. Rasti i humbur ishte pasim. Ishte pasim për Dakun. Nuk u mërzita që nuk shënova. Nuk mërzitem kurrë. Rëndësi ka fitorja, goli është bonus për mua. Përveç fitores kemi treguar një futboll shumë të mirë. Edhe ju nga jashtë besoj se jeni dakort me mua. Ndryshimet mes Shqipërisë së Silvinjos dhe asaj të Maranit? Kjo ishte ndeshja ime e parë...
Burimi:
sportekspres.com