Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skenar i përsëritur/ Rama shpërndan “urdhra shkarkimi” në Durrës
Kryeministri Rama duket se ka vendosur të shkarkojë të gjithë drejtorët në bashkitë kryesore të vendit. Pas Vlorës, sot ai është ndalur në Durrës dhe në Fier. Takimi i parë ishte në Fier, ku Rama ka kërkuar që të gjithë drejtorët të dorëzojnë në bllok dorëheqjet. Më pas ka shkuar në Durrës, ku ka dhënë të njëjtat direktiva. Po ashtu mësohet se takimet kanë qenë me tone të larta, pasi Rama kërkon seriozitet në aksionin për lirimin e hapësirave publike.