“Skena post-apokaliptike” në Gaza, mjekët përballen me dhunën mes luftës së bandave për ndihmat

“Skena post-apokaliptike” në Gaza, mjekët përballen me dhunën mes luftës së bandave për ndihmat

Situata në Rripin e Gazës ka hyrë në një fazë të re kaosi dhe dhune, ku përplasjet mes grupeve të armatosura, milicive lokale dhe forcave të Hamasit janë bërë gjithnjë e më të shpeshta dhe të ashpra. Një ngjarje që ilustron këtë gjendje ndodhi në spitalin Nasser në qytetin Khan Younis, ku një person i plagosur gjatë një përleshjeje për kontrollin e ndihmave humanitare u soll në urgjencë. Vetëm një orë më pas, grupe të armatosura sulmuan spitalin, dhunuan stafin mjekësor, shkatërruan pajisje dhe dogjën automjete. Konflikti përshkallëzoi edhe më tej kur ndërhyri policia e Ministrisë së Brendshme të Gazës...
Burimi: Javanews.al