Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie
Për fermerët, ndihma që po jepet prej vitesh përmes subvencioneve në bujqësi është pozitive dhe i ka ndihmuar ata në zgjerimin e aktivitetit të tyre. “Është bërë një punë goxha sensibilizuese gjatë kësaj periudhe për nxitjen e sa më shumë fermerëve për t’u bërë pjesë e kësaj skeme, e cila është interesante dhe me përfitime për ta.“ Megjithatë duket se për një pjesë ende mbetet sfidë pajisja me aktin e marrjes së tokës në pronësi, gjë e cila do t’u mundësonte përfitime edhe më të mëdha. “Na pengojnë letrat e tokës, që hala nuk kanë marrë zgjidhje. Por ky është një problem mbarëkombëtar dhe shumë në disfavor të fermerëve.“ “Aplikimin e kam bërë për 70 dynymë, se më mungon dokumentacioni. Nuk kemi certifikatat pronësie. Edhe...