Skanimet 3D të zemrës nga IA përshpejtojnë diagnozën dhe trajtimin

Skanimet 3D të zemrës nga IA përshpejtojnë diagnozën dhe trajtimin

Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Britanisë (NHS) ka bërë të ditur se skanimet revolucionare 3D të zemrës, të drejtuara nga inteligjenca artificiale, pakësojnë nevojën për teste invazive dhe tashmë kanë kursyer miliona paund. “Tani e zbatuara në 56 spitale të NHS-së në Angli, teknologjia e zgjuar u mundëson mjekëve të diagnostikojnë dhe trajtojnë pacientët me sëmundje të dyshuara të zemrës shumë më shpejt duke e shndërruar një skanim CT (tomografi kompjuterike) të zemrës së tyre në një imazh 3D të personalizuar, i cili më pas analizohet duke përdorur inteligjencën artificiale”, tha NHS. NHS tha se mjeti ndihmon t’u japë dhjetëra mijëra pacientëve në rrezik të sëmundjes koronare të zemrës, potencialisht kërcënuese për jetën, një diagnozë më të shpejtë dhe më të saktë dhe gjithashtu liron kapacitetin...