SKANDALI VIDEO/ ADI HILA SHKATERROI HARDISKUN E KAMERES-PROKURORIA
Është hedhur shorti në Prokurorinë e Tiranës për dosjen që lidhet me video-skandalin e kompozitorit Adi Hila. Sipas informacioneve, çështja do të hetohet nga prokurori Julian Xhengo. Në kuadër të hetimit janë depozituar dy kallëzime në polici. Adi Hila ka pretenduar se është hakeruar, ndërsa këngëtarja Eli Fara ka bërë kallëzim për shkelje të privatësisë. Mbi bazën e këtyre kallëzimeve, hetimi përfshin disa vepra penale, mes tyre hyrjen e paautorizuar në sistemet kompjuterike, të pretenduar nga Hila, si dhe përgjimin e paligjshëm të të dhënave kompjuterike dhe keqpërdorimin e pajisjeve kompjuterike, sipas kallëzimit të Eli Farës. Ndërkohë, hetimi është zgjeruar edhe me një tjetër vepër penale, atë të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Kjo pjesë e hetimit lidhet me një hard-disk të sekuestruar...
Burimi:
ntv.al