SKANDALI NE SHISH, PRESIDENTI BEGAJ MBLEDH KESHILLIN E SIGURISE
Krerët e shtetit dhe drejtuesit e institucioneve kryesore të sigurisë do të mblidhen sot, në orën 08:30, në Pallatin e Brigadave. Presidenti Bajram Begaj ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, nën akuzën se ndihmoi me informacione sekrete Ergys Agasin gjatë arratisë. Në fokus të diskutimeve pritet të jenë situata e sigurisë kombëtare dhe siguria e informacionit të klasifikuar. Ligji përcakton qartë se cilët janë anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili përbëhet nga titullarët e 13 institucioneve dhe kryesohet nga Presidenti i Republikës. Në mbledhje do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili mbërriti dje në Shqipëri pas vizitës 6-ditore në SHBA dhe dha mesazhin e parë drejtuar shqiptarëve pasi Hyseni u vu...
Burimi:
ntv.al