Skandali me integrimin, Braci: Rama kërcënon Evropën me lindjen ndërsa shpik teori pa pyetur qytetarët…

Skandali me integrimin, Braci: Rama kërcënon Evropën me lindjen ndërsa shpik teori pa pyetur qytetarët…

Qasja e re e qeverisë shqiptare ndaj integrimit evropian ka zbuluar një strategji të paprecedentë, e cila ngre pikëpyetje të forta mbi transparencën dhe mungesën e debatit të brendshëm. Gjatë një konference në Cernobbio të Italisë, kryeministri ka shpalosur idenë e një integrimi "pjesë-pjesë" pa të drejtë vetoje, duke përdorur tone sarkastike dhe batuta si ajo e "dashnorit të refuzuar". Megjithatë, pas kësaj retorike fshihet një paralajmërim i hapur drejtuar unionit: nëse dyert mbyllen, vëmendja mund të kthehet drejt Kinës dhe Rusisë. Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare Melisa Braci tha gjatë një interviste në Syri tv se ky komunikim i ri synon të zhvendosë vëmendjen nga dështimet e brendshme. Në vend që të paraqiten arritjet e shtetit shqiptar dhe plotësimi i kushteve reale, zgjidhet rruga e...