Putini propozon ‘mision humanitar’ në Kostjantinivka, Kievi bën thirrje për kujdes

Putini propozon ‘mision humanitar’ në Kostjantinivka, Kievi bën thirrje për kujdes

Të dërguarit amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, u takuan të enjten me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë. Takimi i tyre rreth dyorësh u zhvillua pas dy ditësh bisedime në Abu Dabi, ku përfaqësuesit e SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës diskutuan mundësitë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Gjatë takimit me të dërguarit amerikanë, Putin tha se prania e trupave të huaja në Ukrainë është e papranueshme, duke shtuar se zhvendosja e tyre e mundshme do të përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare të Rusisë, raportojnë mediat. Putin propozoi gjithashtu që, përvoja e suksesshme në trajtimin e situatës humanitare në Oleshki, të zbatohet edhe në qytetin e Kostjantinivkës, një pikë e rëndësishme e mbrojtjes për Ukrainën, në rajonin e Donjeckut, ku po zhvillohen luftime të...