Rama, ‘burri i gjatë i një vendi të vogël’, që kakaris leksione diplomacie për Evropën e bashkuar

Rama, ‘burri i gjatë i një vendi të vogël’, që kakaris leksione diplomacie për Evropën e bashkuar

Nga Genc Burimi ‘Mund të jem vërtet udhëheqësi më i gjatë në Evropë në këtë samit’, tha Rama sot para gazetarëve në Dublin, ku mblidhej Komuniteti Politik Evropian, ‘por s’përfaqësoj veçse një vend fare të vogël e pa peshë’. Dakord, por atëherë çfarë nevoje pati Kryeministri i Shqipërisë së vogël dhe jo anëtare e BE-së të nxirrte nga goja çudira të atilla mbi konfliktin aktual në Ukrainë? ‘Europa bëri një gabim shumë të madh që nga dita e parë, sepse hoqi dorë nga diplomacia me Rusinë duke u përqendruar vetëm tek armatosja. Ishte një gabim i madh i saj që vuri bast se s’kishte nevojë për bisedime, meqenëse Rusia do të mundej ushtarakisht.’ Më tej Rama shtoi: ‘Çështja është se Europa e ka nënkontraktuar diplomacinë...