“Skandali më i rëndë i dekadave”, Këlliçi kërkon Komision Hetimor për denoncimin e Ahmetajt: Rama të japë llogari!
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka kërkuar ngritjen e menjëhershme të një Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me akuzat për një skemë të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të armëve. Këlliçi akuzon qeverinë se nuk po jep përgjigje për dyshimet e ngritura lidhur me aktivitetin e kompanisë shtetërore KAYO, ndërsa kërkon që Kuvendi të hetojë pretendimet e bëra publikisht nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan: “Hetimi parlamentar për akuzën e trafikut ndërkombëtar të armëve, i domosdoshëm dhe i menjëhershëm! Ndërkohë që Ministri i Mbrojtjes duhej të kishte paraqitur sot dorëheqjen dhe Kryeministri të mbante përgjegjësi e të jepte llogari për akuzën e shoqëruar me dëshmi për trafik ndërkombëtar të armëve, Edi Rama dhe Ermal Nufi u shfaqën në...
Burimi:
gijotina.com