Skandali kibernetik i hakimit/ Nga Merz dhe Meloni, te Mitsotakis, të dhënat personale të liderëve europianë në shitje online

Skandali kibernetik i hakimit/ Nga Merz dhe Meloni, te Mitsotakis, të dhënat personale të liderëve europianë në shitje online

Një hetim madhor i publikuar nga gazeta greke ‘To Vima’ ka nxjerrë në dritë një skandal të madh të sigurisë kibernetike, duke zbuluar se numri i kontaktit dhe të dhëna të tjera personale të Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, si dhe të qindra zyrtarëve të tjerë të lartë, ishin lehtësisht të aksesueshme në platformat komerciale të shitblerjes së të dhënave të njohura si data-brokers. Ky zbulim ka ngritur shqetësime të jashtëzakonshme për sigurinë kombëtare dhe privatësinë e krerëve të shteteve, pasi dëshmon se sa e thjeshtë është për këdo që të sigurojë informacione kaq të ndjeshme thjesht përmes platformave komerciale me pajtim. Përveç kryeministrit grek, ky problem i rëndë i sigurisë ka prekur edhe një rrjet të gjerë zyrtarësh brenda Greqisë, duke përfshirë ministra të qeverisë,...