Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat
Sot në orën 09:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila pritet të shqyrtojë kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me ish-kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenin. Në kërkesën e depozituar në Kuvend, PD kërkon shqyrtimin e përgjegjësive institucionale që lidhen me emërimin, ushtrimin e detyrës, mbikëqyrjen dhe largimin e Hysenit nga drejtimi i SHISH. Demokratët kërkojnë gjithashtu informacion mbi masat e marra për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. Në dokument përmenden informacionet e bëra publike lidhur me pretendimet se Hyseni, gjatë kohës që drejtonte SHISH, ka ndihmuar Ergys Agasin përmes furnizimit me të dhëna dhe informacione të klasifikuara. Agasi është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra penale. Në këtë...
Burimi:
gijotina.com