‘Rama kërkon të nënshtrojë shoqërinë’/ Muçollari: Autokrati nuk jep llogari për aferat korruptive

‘Rama kërkon të nënshtrojë shoqërinë’/ Muçollari: Autokrati nuk jep llogari për aferat korruptive

I ftuar në një intervistë në edicionin e pasdites në Syri TV, anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po rëndon shtresën e mesme me taksa të reja, ndërkohë që paratë e qytetarëve shpërdorohen për propagandën e qeverisë.Muçollari foli për mungesën e llogaridhënies për fondet publike dhe përgjegjësisë politike të Ramës për aferat korruptive që kanë përfshirë të gjitha nivelet e qeverisjes.Ai theksoi se protestat e vazhdueshme dëshmojnë se shoqëria shqiptare është kthyer opozitare përballë një kryeministri që refuzon të japë llogari dhe kërkon të nënshtrojë frymën e kundërshtimit qytetar. Shteti jua mbledh këto para, jua merr paratë, por ama shërbimet që ai duhet të ofronte, duke filluar nga arsimi, shëndetësia e për të mos folur më pas për...