Skandali i ri i Infantinos, “The Times” zbulon se Presidenti i FIFA-s kishte një burim të dytë fitimesh të padeklaruar!
Një skandal i ri rrezikon të zhysë më thellë në telashe presidentin e FIFA, Gianni Infantino. Një hetim i kryer nga e përditshmja britanike ‘The Times’ e akuzon kreun e qeverisë së futbollit botëror se ka përfituar miliona dollarë të padeklaruar nga FIFA përtej pagës bazë dhe bonuseve të parashikuara në kontratën e tij. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, motivi i këtyre pagesave që nuk janë bërë kurrë publike, ishte ai për të bërë një stil luksoze jetese në Miami. INFANTINO DHE PAGA E DYTË E FSHEHUR ‘The Times’ kujton se që nga 2016, FIFA ka premtuar të publikojë çdo vit pagat e presidentit dhe sekretarit të përgjithshëm. Por mesa duket Infantino ka pasur dy burime ‘të ndryshme’ të ardhurash; një ishte publik dhe burimi...
Burimi:
javanews.al