Skandalet e fundit në Hungari, kryeministri polak Tusk ‘thumbon’ ish-homologun Victor Orban!

Skandalet e fundit në Hungari, kryeministri polak Tusk ‘thumbon’ ish-homologun Victor Orban!

Pas ndalimit të vëllait të Victor Orban për trafik të qenieve njerëzore dhe sekuestrimit të 20 milionë dollarëve të fshehura në pyll të ish-ministrit të tij, ka reaguar kryeministr i Polonisë, Donald Tusk. Tusk ka shkruajtur në platformën X një status shpotitës ndaj ish-kryeministrit hungarez. “Disa ditë më parë, vëllai i Orban u ndalua për një rast të trafikimit të qenieve njerëzore, ndërsa 20 milionë dollarë u gjetën të groposura në pyll nga një prej ish-ministrave të tij. I dashur Victor, unë kam qenë gjithmonë një admirues i kreativitetit tuaj, por tani mund të them se jam më i impresionuar se kurrë”, shkruan Tusk.