Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skandal në provimin përmbyllës/ Ministria përjashton një maturant në Durrës, paralajmëron masa ndaj të tjerëve
Ministria e Arsimit ka deklaruar se është angazhuar plotësisht për të garantuar një administrim të rregullt dhe të drejtë të Provimeve të Maturës Shtetërore, teksa sot u zhvillua provimi i fundit, ai me lëndë me zgjedhje. Institucioni e konsideron të papranueshëm publikimin e testit pas përfundimit të provimit dhe thekson se ka ndërhyrë menjëherë në një rast të ndodhur në Durrës, ku një maturant u kap duke fotografuar testin me celular dhe u përjashtua nga provimi. Gjithashtu, pritet të merren masa disiplinore edhe ndaj administruesit të pranishëm në atë qendër provimi. Ministria nënvizon se do të vijojë të mbrojë integritetin...