Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skandal në Kuvend/Deputetët braktisin seancën dhe ikin me pushime, ja projektligji i rëndësishëm që u kalua pa diskutim
Gati katër javë pas zgjedhjeve, Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi seancën e dytë plenare, ku u miratua pa debat projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”. Miratimi kaloi pa diskutime, pasi asnjë nga deputetët e regjistruar për të marrë fjalën nuk ishte i pranishëm në sallë në momentin e shqyrtimit të projektligjit. Në mungesë të diskutimeve, marrëveshja kaloi automatikisht në votim dhe u ratifikua nga Kuvendi.