Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Skandal në Kinë! Mbi 200 fëmijë rezultojnë me nivele të larta plumbi në gjak, kopshti përdori bojë si ngjyrues ushqimor
Më shumë se 200 fëmijë të vegjël të një çerdheje në Kinën veriperëndimore u zbuluan se kishin nivele anormale të plumbit në gjak, pasi stafi i kuzhinës përdori bojë si ngjyrues ushqimor. Ky rast ka shkaktuar zemërim në një vend të prekur prej kohësh nga skandalet e sigurisë ushqimore. Tetë persona, përfshirë drejtorin e kopshtit privat që kishin nën mbikqyrje fëmijët, janë ndaluar “me dyshimin për prodhim ushqimi toksik dhe të dëmshëm”, sipas një raporti të publikuar të martën nga qeveria e qytetit Tianshui, i cituar nga transmetuesi shtetëror kinez CCTV. Drejtori dhe një mbështetës financiar i shkollës kishin lejuar...