Burimi:
Sot.com.al

Skandal në Europianin e mundjes, presidenti i federatës ndërkombëtare, i tha kampionit të Shqipërisë “tradhtar”
👁9776
Adriatik BALLA Presidenti i federatës ruse të mundjes, njëherësh zv/president i federatës botërore të mundjes, Mikhail Mamiashvili, ka shkaktuar një skandal të jashtëzakonshëm në ceremoninë e dhënies së medaljeve për fiuesit e tre vendeve të para në kategorinë trupore 74 në mundjen e lirë, gjatë Europianit që zhvillohet në kryeqytetin sllovak, Bratislavë. Ishte një moment kur sportisti i Shqipërisë, Çermen Valiev, siç dihet me origjinë nga Federata Ruse por i pajisur me pasaportë shqiptare dhe që garon për ngjyrat kuqezi, po merrte medaljen e vendit të parë si fitues në këtë peshë. Valiev ishte ngjitur në podium dhe Mamiashvili ishte...