Skandal korrupsioni me dronët ushtarakë në Ukrainë, arrestohen deputetë dhe zyrtarë të tjerë të lartë

Skandal korrupsioni me dronët ushtarakë në Ukrainë, arrestohen deputetë dhe zyrtarë të tjerë të lartë

Përshtatur në shqip, artikull i BBC-së Një deputet ukrainas dhe zyrtarë të tjerë janë arrestuar pasi agjencitë anti-korrupsion të vendit zbuluan një skemë të madhe ryshfeti në blerjen e dronëve dhe sistemeve të luftës elektronike. Në një deklaratë në rrjetin social X, Presidenti Volodymyr Zelensky tha se një deputet ukrainas, kryetarë administratash rajonale dhe qytetare, si dhe disa anëtarë të Gardës Kombëtare janë ekspozuar për përfshirjen e tyre, që kishte të bënte me kontrata shtetërore me furnizues që u nënshkruan me çmime të fryra deri në 30%. Zelensky shkroi se për korrupsionin në Ukrainë do të ketë “tolerancë zero”, dhe falënderoi...