“S’kam pasur kurrë dyshime për Allegri, nuk mund të gjykosh keq një trajner që ka fituar kaq shumë”

“S’kam pasur kurrë dyshime për Allegri, nuk mund të gjykosh keq një trajner që ka fituar kaq shumë”

12 Tetor 2026 13:09 Telesport “Le të shpresojmë që gjërat të shkojnë mirë pas fitores së fundit. Kemi një sfidë të vështirë në Champions League të martën në mbrëmje ndaj Villareal”, tha presidenti i Napoli, Aurelio de Laurentiis. Më tej, ai shtoi: “Kam besim te djemtë tanë dhe nuk kam pasur kurrë dyshime për trajnerin Allegri. Është nga më të mirët që kemi patur”. “Kam qëndruar gjithmonë i heshtur dhe nuk kam gjykuar kurrë; në fund të fundit, si mund të gjykosh dikë që ka fituar kaq shumë?”, vazhdoi kreu i klubit napolitan. “Më në fund ai është rikthyer te mbrojtja me tre lojtarë. Është e qartë se ky është një sistem që i jep siguri dhe me të cilin kemi pasur sukses”, tha De...