’S’kam kohë të harroj shumë gjëra‘

’S’kam kohë të harroj shumë gjëra‘

21 September, 2026 - 23:50 Poezi nga Ismail Kadare S’kam kohë të harroj shumë gjëraQë nga mendja ti nxjerr përjetë.Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimatDo t’më duhen së paku dy vjet. Dhe ndoshta po aq për Danten,Për frëngjishten tok me plazhet po aq,Ndoshta gratë do të jem duke fshirëKur muzgu do të afrohet ndërkaq. Si udhëtari me peshë të tepërtPara avionit që niset pas pakI ngarkuar rëndshëm endeDo t’afrohem tek varri humbak. Nga supet si ta heq këtë barrë?Ku ta hedh këte peshë, si?Me të s’mund të zbres atje poshtëPor as lart dot s’e lë kurrsesi. I menduar gjer në çast të funditNga mosthënia, nga pengu tragjik,Një shenjë ndoshta të pakuptueshmeDo t’ju bëj të gjithëve e do ik./KultPlus.com