Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Skafi shkel perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, ndëshkohet me 100 mijë lekë
Një mjet lundrues tip skaf është bllokuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, pasi ka shkelur perimetrin e sigurisë ujore në plazhin e Borshit, duke vënë në rrezik jetën e pushuesve. Pas denoncimeve në rrjetet sociale dhe publikimit të pamjeve filmike, shërbimet e Policisë Kufitare Himarë ndërhynë menjëherë, lokalizuan dhe bllokuan mjetin lundrues, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi A. Ll., u ndëshkua me masën administrative prej 100 000 lekësh. Policia Kufitare apelon për respektim rigoroz të zonave të lejuara për lundrim dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të perimetrit të sigurisë në numrin 112, duke garantuar ndërhyrje të...