Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord
👁9983
Policia kufitare i vjen në ndihmë një skafi i cili kishte pësuar defekt në motor dhe rrezikonte. Pas marrjes së njoftimit mjeti lundrues i policisë kufitare të Vlorës ka shkuar në ndihmë një skafi me një person në bord i cili rrezikonte të mbytej për shkak te defektit në motor por dhe detit me dallgë. Skafi është duke u tërhequr nga policia Kufitare për ta sjellë në zonën e Tri Portit, ndërkohë personi në skaf është në gjendje të mirë shëndetësore.