Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Skadon afati për refuzim, Meta do të përdorë postimet e evropianëve për trajnimin e IA-së
👁4565
Gjiganti teknologjik amerikan, Meta, mund t’i përdorë postimet në platformat e veta, Facebook dhe Instagram, nga përdoruesit në Bashkimin Evropian për ta trajnuar softuerin e tij të inteligjencës artificiale (IA), Meta AI, pasi afati për refuzim nga përdoruesit skadoi të martën. Për t’i përmirësuar modelet e veta të IA-së, kompania planifikon ta analizojë të gjithë përmbajtjen publike të publikuar nga përdoruesit e rritur nëpër vendet e BE-së, me përjashtim të postimeve nga përdoruesit që kanë kundërshtuar, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA. Një gjykatë gjermane hodhi poshtë të premten një ankesë nga agjencia për mbrojtjen e konsumatorëve në landin perëndimor...