Skadoi klauzola e Dumfries, mbetet tek Interi. Ja prapaskenat pse dështoi “mësymja” e Barcelonës

Skadoi klauzola e Dumfries, mbetet tek Interi. Ja prapaskenat pse dështoi “mësymja” e Barcelonës

Denzel Dumfries mbetet tek Interi. Dje, të enjten e 31 korrikut, skadoi klauzola prej 25 milionë eurosh, e përfshirë në kontratën e holandezit. Nuk pati asnjë “sulm” nga Barcelona. Blaugranat, megjithëse kanë punuar gjatë në muajt e fundit për të, me ndihmën e agjentit të njohur Jorge Mendes, nuk e finalizuan goditjen. Arsyet janë kryesisht ekonomike. Më saktë, lidhen me pamundësinë e katalanasve për të regjistruar lojtarë pa larguar më parë disa elementë. Diçka e përsëritur tashmë gjatë sesioneve të fundit të merkatos. Barcelona nuk mund të veprojë lirshëm për shkak të situatës së saj delikate ekonomike. Siç raporton “Sport”,...