S’ka tym të bardhë! Osmani nuk pajton liderët, premton takime të tjera

S’ka tym të bardhë! Osmani nuk pajton liderët, premton takime të tjera

Takimi i parë i presidentes Vjosa Osmani me kryetarët e partive më të mëdha shqiptare në Kosovë nuk solli rezultat rreth zgjidhjes së ngërçit politik që do të çonte në konstituimin e Kuvendit. Pas takimit, Osmani tha se kishte “optimizëm minimal” por që mund të rritet me kalimin e kohës. Ajo paralajmëroi edhe takime të tjera me liderët gjatë javës së ardhshme dhe konfirmoi se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse vlerëson se nuk ka ndonjë zgjidhje. “Unë nuk kam dashur që tani të ndërmarr një hap [t’i drejtohet Kushtetueses] që mund të shkaktojë më shumë polarizim sesa unifikim e ajo...
Burimi: Javanews.al