“S’ka pasur ballafaqime përpara hartimit të Territoriales”- Kryebashkiakja e Dimalit përplaset me Maznikun, deputeti: Do përfitoni nga bashkimi me Beratin

“S’ka pasur ballafaqime përpara hartimit të Territoriales”- Kryebashkiakja e Dimalit përplaset me Maznikun, deputeti: Do përfitoni nga bashkimi me Beratin

Një ditë përpara votimit në Kuvend për Hartën e re Territoriale, Arbjan Mazniku ka shpjeguar sërish se si do të funksionojë kjo reformë. I ftuar në Breaking në Top News, deputeti socialist u përplas me kryebashkiaken e Dimalit, Juliana Memaj. Kjo e fundit u shpreh se është kundër kësaj reforme dhe shtoi se bashkia Dimal përmbush 21 programe buxhetore. Debati: Mazniku: Sot bashkia Dimal, e cila funksionon mirë financiarisht, ofron 14 nga 26 shërbimet buxhetore që duhet të mbulojë. Memaj: Nuk ka pasur një transparencë në këto evidenca të nxjerra nga ekspertët për rastin konkret për funksionet. Nuk ka pasur një ballafaqim përpara hartimit të projektligjit. Nuk e di, mund të jetë e saktë kjo që thotë Mazniku, por unë di të them nga shifrat...