“S’ka para pa garanci se paratë mbrohen”/ BE: Fondet e IPARD III ende të bllokuara!

“S’ka para pa garanci se paratë mbrohen”/ BE: Fondet e IPARD III ende të bllokuara!

Foto ilustruese TIRANË- Kur kanë kaluar 2 vite nga bllokimi i fondeve të IPARD për bujqësinë, duket se ende nuk ka asnjë ndryshim. Një zyrtar i Komisioni Evropian i tha "Report TV" financimi për bujqësinë në Shqipëri nuk do të hapet. Sipas Komisionit Evropian, kjo çështje duhet parë me prioritet nga autoritetet shqiptare, në mënyrë që të korrigjohen gabimet e së shkuarës në menaxhimin dhe përdorimin e fondeve të BE-së. Në të njëjtin kthim-përgjigje nga KE bëhet me dije se autoritetet shqiptare kanë nisur një auditim për të gjitha pagesat e bëra nga fondet e IPARD II. “Bashkimi Evropian është...