S’ka më ‘leverdi’ për paraburgimin, Kodi i ri Penal e barazon me burgun, pasi kostoja shkon në 7 mijë lekë një ditë

S’ka më ‘leverdi’ për paraburgimin, Kodi i ri Penal e barazon me burgun, pasi kostoja shkon në 7 mijë lekë një ditë

Kush kalon sot një vit në paraburgim, pra i arrestuar por ende i padënuar me vendim të formës së prerë, i konsiderohet në fund sikur të ketë kryer një vit e gjysmë dënim. Ky raport 1 me 1.5 për një ditë paraburgim bënte që personat që ishin në qeli të zvarrisnin sa më shumë të mundeshin gjykimin e tyre, pasi, ju leverdiste llogaritja e kohës në paraburgim si kohë shtesë në fund të dënimit. Kjo bënte që shumë gjyqe të dështonin apo të shtyheshin me manovra false nga avokatët dhe të pandehurit, në rastet kur e kishin të qartë se...