Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“S’ka integrim pa zgjedhje të lira”, Tabaku nga Strasburgu: Duam ndryshime reale që prekin jetët e qytetarëve
Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Stabilizim-Asociimit mes Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë, por pa një deklaratë të përbashkët mes palës opozitare dhe asaj të mazhorancës socialiste. Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, deklaroi se opozita ngriti në këtë takim shqetësimet serioze që lidhen me procesin zgjedhor, mungesën e sundimit të ligjit, korrupsionin e përhapur dhe abuzimet me tenderat publikë. “Nuk jemi në Strasburg për të firmosur deklarata sa për sy e faqe, por për të kërkuar ndryshime reale që prekin jetën e qytetarëve,” u shpreh Tabaku pas mbledhjes, shkruan A2 CNN....