Situatë kritike nga zjarret në Peqin, flakët përfshijnë disa fshatra, dhjetëra forca dhe dy helikopterë në terren!

Situatë kritike nga zjarret në Peqin, flakët përfshijnë disa fshatra, dhjetëra forca dhe dy helikopterë në terren!

Zjarret kanë përfshirë disa zona të bashkisë Peqin ditën e sotme (2 tetor), duke krijuar një situatë të rënduar në njësitë administrative Përparim, Pajovë dhe Bishqem. Flakët janë përhapur në një territor të gjerë, ndërsa në operacionin për shuarjen e tyre janë angazhuar dhjetëra forca dhe dy helikopterë. Vatrat e para u raportuan në zonat e Galushit dhe Gjevurit, në Njësinë Administrative Përparim, ku zjarri ka përfshirë rreth 25 hektarë me ullishte, pemë frutore dhe shkurre. Gjatë orëve të mesditës, flakët janë përhapur më tej dhe janë shfaqur vatra të reja në Pajovë dhe Bishqem, duke zgjeruar zonën e prekur nga zjarri. Situata është vështirësuar nga terreni i thyer, bimësia e dendur dhe era, e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve në drejtime të ndryshme....